“Përmes restaurimit të ligatinave bregdetare, ne mund të mbrojmë njerëzit tanë ”
5 vjet bashkëpunim ndërmjet autoriteteve, komuniteteve vendore dhe OJQ-ve në Deltën e Bunës ofrojnë zgjidhje frymëzuese për të mbrojtur dhe restauruar ligatina të tjera në Shqipëri.
50%
të ligatinave mesdhetare janë zhdukur në 50 vitet e fundit.
150 milionë
njerëz jetojnë në zonat bregdetare mesdhetare.
Pse duhet të restaurojmë ligatinat tona
“Një ligatinë është ekosistemi i dallueshëm i cili përmbytet nga uji, qoftë në mënyrë periodike, qoftë në mënyrë sezonale. Kjo përfshin lagunat, moçalet, salinat, kënetat, etj”
Për më tepër, ligatinat ofrojnë shërbime kyçe mjedisore, të tilla si:
Sekuestrimi i karbonit
pastrami i ujit
uji për bujqësinë
prodhimi i ushqimit
Parandalimi i përmbytjeve dhe rritja e nivelit të detit për të mbrojtur ekonomitë
Në bashkitë bregdetare, ligatinat janë thelbësore për të mbrojtur popullsinë kundër përmbytjeve, erozionit dhe fatkeqësive natyrore.

Përvoja e re e Bunës
Një e ardhme e përmbytur: rritja e nivelit të detit në Deltën e Bunës
Delta e Lumit Buna përmban ligatinat më të rëndësishme me vlerë të lartë ekologjike në Mesdheun Lindor. Prodhimi bujqësor dhe blegtoral, peshkimi dhe turizmi në Lumin Buna dhe përreth tij janë të gjitha të varura shumë nga burimet e shëndetshme ligatinore. Por praktikat e paqëndrueshme që ushtrojnë trysni ndaj ekosistemeve të cilat kërcënohen mjaft nga krizat klimatike.
Zbuloni arritjet e bashkive të Mesdheut

Laguna e Venecias
Në Lagunën e Venecias, krijimi i 220 ha të ligatinave të reja është tashmë duke zbutur rrezikun nga përmbytjet me kapacitet në rritje për ruajtjen e ujit prej 1, 800, 000 m3.
…

Kamarga
Në Kamargë, Francë, një program restaurimi ka kursyer fonde publike ndërmjet vlerave €13 – €17 milionë për rikonstruktimin e pritave, €7– €24 milionë për ndërtimin e argjinaturave, dhe të paktën €800,000 për mirëmbajtjen vjetore.

Albufera de Valencia
Në Albufera de Valencia të Spanjës, vlera ekonomike e shërbimeve të ekosistemit e ofruar në një zonë të restauruar është përllogaritur me të paktën më shumë se €20 milionë.
Angazhimet politike të Shqipërisë në Marrëveshjen e Parisit dhe Konventën e Ramsarit për Ligatinat paraqet një mundësi unike për të rikuperuar ligatinat ndërsa konribuohet ndaj zhvillimit ekonomik.
Çfarë mund të bëni ju për të kontribuar ndaj ruajtjes së ligatinave në rajonin tuaj?
A keni informacion për ndonjë ligatinë e cila mund të restaurohet?
Në Shqipëri ligatinat presin ndihmën tuaj – ju mund të përdorni zgjidhjet tona për frymëzim dhe ide praktike:
PANORAMA | Increasing Community Contribution to the Buna Delta
PANORAMA | Building PA Management Capacity in the Buna Protected Landscape

Deltën e Bunës, © Arber Xhaferaj

Laguna e Karavastasë, © Granit Hyseni - Albanian photographers

Laguna e Karavastasë, © RAPA Fier

Liqeni i Butrintit, © Simon
Kontaktoni ekipin e Zgjidhjeve të Bazuara në Ligatinë
Dëshironi të dini se nga të filloni? Eksperti ynë i politikave Elizabeth Drury do të ketë kënaqësinë t´ju këshillojë për hapat e parë për të planifikuar veprimtaritë tuaja restauruese.

Kontaktoni ekipin e Zgjidhjeve të Bazuara në Ligatinë
Dëshironi të dini se nga të filloni? Eksperti ynë i politikave Elizabeth Drury do të ketë kënaqësinë t´ju këshillojë për hapat e parë për të planifikuar veprimtaritë tuaja restauruese.



Zgjidhjet e Bazuara në Ligatinë janë një platformë e aksesimit pa pagesë të burimeve dhe informacionit të vendosura së bashku nga shkencëtarët ekspertë, analistët dhe organizatat specialiste për të asistuar vendimmarrësit dhe menaxherët në mbrojtjen dhe restaurimin e këtyre ekosistemeve të brishta dhe ende jetike.
Solutions for conservation challenges in the Buna River Delta in Albania
Following on from five years of action in the Buna River Velipoje Protected Landscape, the partners of the Living Buna project have shared two of their successful solutions for improved protected area conservation through ‘PANORAMA – Solutions for a Healthy Planet’. Both solutions respond to challenges presented for effective conservation and management of the protected landscape and include actions undertaken by all sectors in the Buna community.